Vëllaznimi ka prezantuar edhe përforcimin e dytë të huaj për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.
Bëhet fjalë për amerikanin Sam Sessoms, i cili ekipit gjakovar i bashkohet nga Coppin State Eagles në SHBA që garon në NCAA 1.
Sessoms i gjatë 183 centimetra luan në pozitën e fundorit shquhet për shënimin e pikëve. Ai ka luajtur me një mesatare prej 20 pikëve, 4 kërcimeve e 5 asistimeve në kolegj dhe pritet t’i ndihmoj shumë Vëllaznimit në edicionin e ri.
Para tij, Vëllaznimi është përforcuar edhe me amerikanin tjetër, Jalen Ray.