Basketboll

Reid, përforcimi i radhës i Vëllaznimit

Ziggy REid

Ziggy Reid është përforcimi i radhës te skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës. Kështu ka njoftuar të premten mbrëma klubi nga Gjakova në rrjetet sociale.

Amerikani është i gjatë 198 centimetra. Luan në pozitën e qendrës.

Reid edicionin e kaluar luajti në Superligën e Austrisë te skuadra e Oberwart Gunners.

Në sezonin e fundit ai pati mesatare prej 17.1 pikëve e 5.1 kërcime.

Në të kaluarën ka luajtur edhe në disa skuadra si Merrimack College Warriors e Youngstown State Penguins.

“Ziggy Reid përforcimi ynë i radhës. Reid njihet për lëvizshmërinë dhe shpejtësinë me top, agresivitetin në mbrojtje, por edhe sulmin efikas që bën. Neve s'na mbetet gjë tjetër, veçse t'i urojmë mirëseardhje”, ka shkruar Vëllaznimi.

Vëllaznimi i Gjakovës të mërkurën njoftoi edhe për transferimin e basketbollistit, Rron Dahsyla.