Basketbollisti i Kosovës, Samir Zekiqi, ka kaluar te skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës.
Te klubi gjakovar e kanë vlerësuar Zekiqin si përforcim të madh për edicionin 2025/2026. Zekiqi së fundi luajti për Bashkimin.
“Me një karrierë të begatshme, duke u paraqitur në ekipe të ndryshme vendore dhe së fundi te Bashkimi, Zekiqi përforcon radhët tona në vazhdën e kompletimit tonë për sezonit të ri. Me përvojën, përgatitjen fizike, mentalitetin prej fituesi dhe mbi të gjitha për angazhimin e jashtëzakonshëm që e karakterizon, djaloshi nga Mitrovica pritet të jetë një prej lojtarëve kyç në arritjen e qëllimeve të Vëllaznimit tonë”, shkruan në njoftimin e Vëllaznimit.
Për Vëllaznimin, Zekiqi është transferimi i parë.
Gjakovarët kanë paralajmëruar përforcime tjera.