Vëllaznimi i Gjakovës do të luajë në Superligën e Kosovës në basketboll edhe në edicionin e ardhshëm.
Të drejtën për të garuar në Superligë e kishte Drita e Gjilanit. Por ky klub nuk plotësoi kriteret për licencim për Superligë. Rrjedhimisht FBK-ja shpalli konkurs për të plotësuar vendin e mbetur vakant.
Dhe Bordi i FBK-së të enjten njoftoi se është miratuar aplikimi i KB Vëllaznimi “për Wild Card në Superligë”.
Vëllaznimi ra nga Superliga mes kundërthënieve për një interpretim të turbullt të rregullave nga përgjegjësit e garave të FBK-së.
Por skuadra gjakovare do të jetë sërish në elitën e basketbollit kosovar.
Artikuj të ngjashëm
-
Drita nuk garon në Superligë, FBK-ja kërkon skuadrën e tetë me “ftesë të veçantë”
-
Tjetër goditje për Vëllaznimin – sanksionohet nga BAT-i
-
I refuzohet ankesa, Vëllaznimi në Ligën e Parë
-
Vëllaznimi paraqet ankesë, paralajmëron edhe kallëzim penal në rast të refuzimit
-
Te Vëllaznimi thonë se merituan rënien në Ligën e Parë