Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Drita nuk garon në Superligë, FBK-ja kërkon skuadrën e tetë me “ftesë të veçantë”

KB Drita

Ndonëse u shpall kampione në Ligën e Parë, Drita e Gjilanit nuk do të garojë në Superligën e Kosovës në basketboll në edicionin e ardhshëm.

Sipas njoftimit të FBK-së, Drita nuk i ka përmbushur kriteret e licencimit. Dhe për këtë arsye një vend në Superligën me tetë skuadra, ka mbetur vakant.

FBK-ja të martën ka publikuar konkursin për “wild card”, që është ftesë e veçantë ndaj klubeve për t’u bërë pjesë e Superligës.

Nuk vlen më kriteri i suksesit në garë, por plotësimi i kritereve të kërkuara nga federata për garim në Superligë.

Konkursi mbetet i hapur deri më 28 korrik. Klubet e interesuara për Superligë duhet të plotësojnë një sërë kërkesash.