Futboll

Anulohet ndeshja Prishtina – Drita

Anulohet ndeshja Prishtina – Drita

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur të anulojë ndeshjen Prishtinës dhe Dritës shkaku i dy futbollistëve të skuadrës gjilanase që kanë marrë ftesë nga kombëtaret.

Bëhet fjalë për Faton Malokun që ka marrë ftesa nga Kosova dhe Ibrahim Salifu nga Benini. 

Ndeshja Prishtina – Drita ishte paraparë të zhvillohej të hënën, më 11 nëntor, në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Kosovës.

Sipas FFK-së, arsyeja e anulimit është ftesa e dy futbollistëve të Dritës nga kombëtaret përkatëse, çka ka ndikuar në pamundësinë e zhvillimit të ndeshjes në termin e paraparë.

“Për terminin e ri të këtij ballafaqimi, FFK do të njoftojë në ditët në vijim”, ka njoftuar klubi kryeqytetas të mërkurën.

Pas 12 xhirove, Prishtina është e para me 26 pikë – gjashtë më shumë se Drita e vendit të tretë.