Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dy klube të Superligës nuk licencohen për gara evropiane

Drenica

Tetë prej dhjetë klubeve të Superligës së Kosovës në futboll janë licencuar për të garuar në garat evropiane në edicionin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur FFK-ja të martën.

Ndërkohë dy klube të tjera të licencuara janë të futbollisteve.

Sipas njoftimit, dymbëdhjetë klube paraqitën kërkesë për licencim për gara evropiane.

“Klubet e licencuara për garat evropiane janë: FC Drita, FC Ballkani, FC Malisheva, FC Prishtina, SC Gjilani, FC Dukagjini, FC Llapi dhe FC Ferizaj. Në konkurrencën e femrave, licencën e kanë siguruar KFF Mitrovica dhe KFV Prishtina. Ndërkohë, klubet që nuk janë licencuar janë FC Drenica dhe FC Prishtina e Re”, ka njoftuar FFK-ja.