KB Rahoveci është forcuar me krah-qendrën amerikane Reggie Jones, i cili do të jetë pjesë e "vreshtarëve" deri në fund të edicionit.
Jones është zyrtarizuar të premten mbrëma te Rahoveci, ndërsa më herët ka qenë pjesë e ekipit nga Gjeorgjia, Kavkasia.
Jones (201 cm), tek ekipi gjeorgjian në katër ndeshje ka luajtur me një mesatare prej 7.8 pikëve e 3.3 kërcimeve.
"Amerikani Reggie Jones është i gjatë 201 cm dhe luan në pozitat 3 dhe 4. Jones i bashkohet skuadrës sonë pas paraqitjeve në kampionatin e Gjeorgjisë si dhe paraqitjeve në NCAA1 para se te kalonte në Gjeorgji", thuhet në njoftimin e Rahovecit.