Klubi i basketbollit, Rahoveci 029, ka debutuar me fitore në Superligën e Kosovës.
Rahoveci 029 në ndeshjen hapëse të edicionit 2025/26 në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë e mposhti Borën me rezultatin 95:84.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇereku i parë u mbyll 28:20 në të mirë të Rahovecit 029.
Rahoveci 029 e fitoi edhe çerekun e dytë bindshëm, 26:15. Dy çerekët e fundit i fitoi Bora 22:20 dhe 27:21 por pa ia rrezikuar fitoren “Vreshtarëve”.
Kentrell Pullian ishte më i miri te Rahoveci 029 me 24 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime. U dallua edhe Isiah Umipig me 23 pikë, tre kërcime dhe dy asistime.
Te Bora lojë të mirë pati Adem Mekiq me 17 pikë, pesë kërcime dhe 13 asistime.