Daniel Lekndrejaj është rikthyer te Sigal Prishtina.
Ekipi nga kryeqyteti e ka zyrtarizuar basketbollistin nga Shqipëria të hënën, i cili do të jetë pjesë e Prishtinës për edicionin e ri. Lekndrejaj në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës dhe ka fituar trofe, ndërsa në Kosovë ka luajtur edhe për Pejën e Bashkimin.
Edicionin e fundit, ai ishte ndër lojtarët më të dalluar te Bashkimi.