Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare, Lekndreaj te Bashkimi i Prizrenit

Basketbollisti Daniel Lekndeaj do të luajë për Bashkimin e Prizrenit në edicionin e ardhshëm. Lekndreaj është nga Shkodra, luan për Shqipërinë, ndërsa në Kosovë llogaritet vendorë. Ai deri në fund të edicionit të kaluar luajti për Pejën, ndërsa më herët ishte edhe te Prishtina.

Peja ka refuzuar ta lirojë, duke pretenduar se ka kontratë të vlefshme me basketbollistin luftarak. Por Lekndreaj ka theksuar se Peja nuk i është përmbajtur kontratës dhe Bashkimi të hënën bëri zyrtarë angazhimin e tij.

“Basketbollisti shkodran i njohur për karakterin luftarak, përfundimisht do ta vesh fanellën portokall e zi në stinorin e ri. Klubi ka arritur marrëveshje me Lekndreajn dhe i ka zgjidhur të gjitha dilemat rreth transferimit të tij”, ka njoftuar Bashkimi.

24-vjeçari më herët është bashkuar me skuadrën në stërvitje. Me Lekndreajn, Bashkimi ka kompletuar skuadrën për edicionin e ri.

Artikuj të ngjashëm