Pas Muhamedali Janjevës, KB Sigal Prishtina ka prezantuar edhe përforcimin e radhës. Bëhet fjalë për lojtarin Devoe Joseph, i cili është përforcimi i parë i huaj te Prishtina për edicionin e ri.
Joseph edicionin e fundit ishte pjesë e Pejës dhe ndër të merituarit që ekipi pejan e fitoi titullin e kampionit pas një dekade.
Joseph ka një karrierë të pasur në Evropë, pasi ka luajtur edhe në Turqi, Poloni, Ukrainë, Spanjë, Francë, Mal të Zi, Greqi, Rumani e Finlandë.