Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja zyrtarizon edhe përforcimin e tretë

Pas Marvin Jeffersonit e Larry Thomasit, KB Peja ka prezantuar edhe përforcimin e radhës që do të jetë pjesë e ekipit për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Bëhet fjalë për fundorin Devoe Joseph, të cilin e zyrtarizoi të enjten.

Joseph (193 cm), është përforcimi i tretë i Pejës këtë muaj dhe pritet të debutojë të dielën në ndeshjen kundër Prishtinës.

Kanadezi 33-vjeçar ka përvojë të madhe, ndërsa së fundmi ka luajtur në Poloni, te skuadra Zielona Gora.

Ai ka pasur një mesatare prej nëntë pikëve, dy kërcimeve dhe dy asistimeve për ndeshje.

Joseph gjatë karrierës ka luajtur edhe në Ukrainë, Turqi, Rumani, Mal të Zi, Izrael, Greqi, Francë, Finlandë, Spanjë e Venezuelë.

Artikuj të ngjashëm