Kapiteni Reece James është i vendosur të mbetet pjesë e Chelseat për shumë vjet. “Daily Mail” shkruan se James ka njoftuar klubin londinez për vendimin e tij, pasi tashmë ka refuzuar ofertat e disa skuadrave të mëdha të Evropës.
Mësohet se James nuk ka qenë i interesuar t’i bashkohet Manchester Cityt apo Real Madridit për t’i qëndruar besnik skuadrës së Chelseat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtij këtë edicion i është besuar shiriti i kapitenit, ndërsa me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2028.
23-vjeçari është produkt i akademisë së Chelseat, ndërsa në ekipin e parë është promovuar në vitin 2019.
Këtë edicion James ka pasur telashe me lëndimet, por ka regjistruar 6 paraqitje dhe 1 asistim në të gjitha garat. Ai ka edhe 16 ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Anglisë.