Manchester City është ekipi i fundit që është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Reece James, ka shkruar të martën “Sky Sports”. Bëhet e ditur se kampioni i Anglisë po synon transferimin e futbollistit të Chelseat në fund të këtij edicioni.
Madje, thuhet se City është gati të ofrojë mbi 60 milionë euro për ta bindur Chelsean në lirimin e tij. James së fundmi ka rinovuar kontratën me Chelsean, dhe këtë edicion atij i është besuar shiriti i kapitenit te skuadra nga Londra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo23-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, ndërsa në vitin 2019 ka debutuar me ekipin e parë. Krahas Cityt, interesim për reprezentuesin e Anglisë ka kohë që kanë shfaqur edhe Real Madridi, Barcelona e Bayern Munichu.