Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali synon Jamesin

Mbrojtësi i Chelsea FC, Reece James

Mbrojtësi i Chelsea FC, Reece James

Real Madridi po synon transferimin e mbrojtësit të krahut, Reece James, ka njoftuar të enjten “Marca”.

James është pjesë e Chelseat, ndërsa ekipi nga Londra është i detyruar që në fund të sezonit t’i lirojë disa lojtarë për shkak të shpenzimeve të mëdha në dy afatet e fundit kalimtare.

Reali është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë dhe po e sheh Jamesin si përforcim ideal për këtë pozitë. Madje, thuhet se klubi spanjoll është gati të ofrojë mbi 60 milionë euro për reprezentuesin e Anglisë.

23-vjeçari është ndër më të vlerësuarit në pozitën e tij në kampionatin anglez, ndërsa ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028. Këtë sezon, James ka 2 gola e po aq asistime në 18 ndeshje.