Real Madridi ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Reece James. “Marca” ka njoftuar të premten se Reali i ka ofruar Chelseat 50 milionë euro për 23-vjeçarin, ndonëse londinezët kërkojnë të paktën dyfish më shumë për ta lënë të lirë Jamesin.
Ai po shihet si përforcim i duhur te Reali për sezonin e ri dhe ekipi spanjoll do të përpiqet ta bindë Chelsean në lirimin e tij. James ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, ndërsa është promovuar në ekipin e parë në vitin 2019.
James këtë edicion ka pasur telashe me lëndime, ndërsa deri më tani ka 2 gola e po aq asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean. Ai ka edhe 16 ndeshje të luajtura me Anglinë.