Real Madridi edhe zyrtarisht ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, Reece James, ka raportuar të premten “Fichajes”.
Bëhet e ditur se James te Reali po shihet si zëvendësim ideal për Dani Carvajalin. James është pjesë e Chelseat dhe Reali po synon transferimin e tij në verën e vitit të ardhshëm.
22-vjeçari është ndër mbrojtësit e krahut më të vlerësuar në Angli, ndërsa me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2028.
Këtë edicion, James ka dy gola e dy asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat. Kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro.