Real Madridi nuk po heq dorë nga transferimi i mbrojtësit të krahut, Reece James.
“Goal” bën të ditur se krerët e Realit po insistojnë për t’i siguruar shërbimet e anglezit, i cili po pëlqehet nga trajneri Carlo Ancelotti.
Për mbrojtësin e krahut të djathtë, Reali është i gatshëm t’i ofrojë Chelseat 50 milionë euro. 22-vjeçari ka impresionuar këtë edicion me paraqitjet e tij për ekipin nga Londra.
James ka gjashtë gola e shtatë asistime në 33 ndeshje në të gjitha garat. Reprezentuesi i Anglisë ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2025.