Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni në garë për Jamesin

Bayern Munichu është futur në garë për mbrojtësin e krahut të djathtë, anglezin Reece James. “Kicker” ka raportuar të premten se Bayerni është i vendosur për ta transferuar anglezin për edicionin e ardhshëm.

Bavarezët besojnë se mund ta sfidojnë Real Madridin për shërbimet e 23-vjeçarit, i cili është pjesë e skuadrës së Chelseat. Në fakt, Bayerni është gati për të ofruar mbi 60 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Jamesit që e sheh si përforcim të duhur për krahun e mbrojtjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

James është kapiten i Chelseat këtë edicion, ndërsa me ekipin nga Londra ka kontratë deri në verën e vitit 2028. Ai, aktualisht është i lënduar dhe deri më tani ka regjistruar vetëm një paraqitje për Chelsean.