Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelseat i lëndohet sërish kapiteni

Reece James - kapiten i Chelseat

Foto: Associated Press

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Reece James ka pësuar një lëndim të ri dhe pritet t’i mungojë Chelseat për një muaj. “Talk Sport”, ka raportuar të martën se James është duke u përballur me një lëndim muskulor.

Ai mund t’i humbasë tri ndeshjet e para të edicionit të ri në Premier League. James udhëtoi me Chelsean në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku londinezët zhvilluan disa ndeshje miqësore para fillimit të edicionit të ri. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por 24-vjeçari mungoi në miqësoren e fundit ndaj Interit. James për arsye të lëndimeve të shpeshta i ka munguar Chelseat 38 ndeshje në edicionin 2023/2024.