Kapiteni i Chelseat, Reece James është lënduar sërish dhe këtë herë do të qëndrojë jashtë fushe të paktën për tre muaj, ka shkruar “The Sun” të martën. James ka pësuar lëndim të këmbës në humbjen ndaj Evertonit dhe do t’i mungojë Chelseat deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.
Ky është lëndimi i tretë këtë edicion i mbrojtësit të krahut të djathtë, i cili po del të jetë më serioz se dy të parët. James tashmë i ka munguar Chelseat në dhjetë ndeshje në të gjitha garat dhe do të jetë mungesë e madhe për trajnerin Mauricio Pochettino në vazhdim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është kapiten i klubit nga Londra, për të cilin ka një asistim në nëntë paraqitje në të gjitha garat.