Mediat në regjion po shkruajnë shumë për selektorin e Polonisë, Igor Miliçiq, për të cilin nuk është folur shumë deri të mërkurën mbrëma. Por pasi Miliçiq udhëhoqi Poloninë drejt triumfit të veçantë ndaj Sllovenisë, Miliçiq përnjëherë është bërë shumë i popullarizuar.
Sllovenia, me Luka Donçiqin në përbërje, ishte favorite e madhe ndaj Polonisë që nuk ka ndonjë yll të përmasave globale në përbërje. Por polakët kanë shfaqur më shumë dhe me luftë të madhe e fituan ndeshjen çerekfinale të Eurobasketit.

Merita të mëdha për këtë sukses të polakëve vlerësohet se ka Miliçiq. Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe në Kosovë, përkatësisht te Trepça, në edicionin 2003/04. Ditë më parë ka treguar se Trepçës iu bashkua kur për shkak të dopingut nuk ka mundur të luante në asnjë vend.
Tifozët e Trepçës e mbajnë ende në mend plejmejkerin e pandalshëm, që famën megjithatë e ka arritur në Poloni. Miliçiq ka pasur karrierë të madhe si lojtar e më pas si trajner ka fituar tituj të shumtë të kampionit. Por tani po shënon epokë me përfaqësuese, ndërsa tjetër sukses kërkon të premten, në gjysmëfinalen ndaj Francës.
Sërish Franca është favorite, por mbetet të shihet nëse Miliçiq do të jetë në gjendje të ofrojë një tjetër befasi të madhe.
-
Polonia befason Slloveninë, e eliminon në çerekfinale
-
Dopingu e solli në Kosovë, tani Miliçiq po e udhëheq Poloninë në Eurobasket
-
Polonia e eliminon Bosnjën e Beqiragiqit
-
Një e teta e finales e Eurobasketit, trajneri kundër ish-lojtarit të Trepçës
-
Basketboll, Polonia në çerekfinale për herë të parë që nga viti 1997