Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Polonia në çerekfinale për herë të parë që nga viti 1997

Polonia do të paraqitet në çerekfinale të Eurobasketit për herë të parë që nga viti i largët 1997.

Kalimin në çerekfinale polakët e siguruan të dielën kur fituan ndaj Ukrainës në një të tetën e finales me rezultatin 94:86. Ndeshja u luajt në Berlin, ku zhvillohet e gjithë faza nokaut e Evropianit të basketbollit.

Mateusz Ponitka ka udhëhequr Poloninë me 22 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime. Vyacheslav Bobrov ishte më i miri te Ukraina me 15 pikë. Selektor i Polonisë është Igor Miliçiq, ish-basketbollist i Trepçës.