Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi siguron Darmianin

Skuadra e Interit edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me Parman për transferimin e mbrojtësit të krahut, Matteo Darmian përcjellë sajti italian “Calciomercato” të martën.

Darmian do të mbetet te Parma deri në fund të këtij edicioni përpara se të transferohet te Interi në qershor të këtij viti, transmeton Koha Ditore.

Ai me Interin do të firmos kontratë katërvjeçare kurse prej shitjes së tij, Parma do të përfitoj 15 milionë euro dëmshpërblim.

Darmian 30-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Parmas nga Manchester Unitedi për dhjetë milionë euro dhe me ekipin italian firmosi kontratë deri në vitin 2023.

Këtë edicion, Darmian ka zhvilluar 15 paraqitje te Parma dhe ka bërë një asistim. Ai karrierë ka bërë edhe te Torino, Palermo, Milani e Padova. Gjithashtu ka edhe 36 ndeshje me Përfaqësuesen e Italisë.