Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi siguron Bremerin

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të Torinos, brazilianit Gleison Bremer.

Interi tashmë ka arritur marrëveshje me Torinon për ta transferuar Bremerin në fund të këtij sezoni.

Për Bremerin, i cili do të jetë përforcimi i parë i Interit për sezonin e ri, Interi do t’i paguajë Torinos dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh.

Bremer këtë edicion është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në Serie A dhe për shërbimet e tij, Interi e ka fituar garën me skuadrat tjera si Chelsea, Tottenham e Milan që po ashtu ishin të interesuara për brazilianin.

24-vjeçari ka kontratë me Torinon deri në vitin 2023 kurse këtë sezon në 21 ndeshje në kampionatin italian ka edhe dy gola e një asistim. Ai është pjesë e Torinos prej vitit 2018.