Interi po planifikon të bëjë ofertë për transferimin e mbrojtësit anësor të Manchester Unitedit, Matteo Darmian, bën të ditur "Gazzetta dello Sport" të dielën.
Skuadra e Serie A së Italisë po mendon të përforcohet në krah në mbrojtje dhe po ashtu ia ka vënë syrin edhe Danilos së Manchester Cityt.
Darmian po mendon të kthehet në Itali, pasi nuk ka luajtur rregullisht këtë stinor. Raportohet se Manchester Unitedi do të jetë i gatshëm të shes atë për dhjetë milionë euro.