Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi favorit për Darmianin

Ekipi i Interit është favorit për të transferuar mbrojtësin Matteo Darmian nga Manchester Unitedi në fund të këtij edicioni, raporton të mërkurën "Goal.com".

Bëhet e ditur se Interi tashmë ka nisur negociatat me ekipin anglez, të cilit i ka ofruar dhjetë milionë euro dëmshpërblim për Darmianin. Ndërkohë, lojtarit i ka ofruar kontratë trivjeçare, transmeton Koha Ditore.

Darmian 29-vjeçar, ka kontratë me Manchesterin deri në verën e vitit të ardhshëm kurse këtë edicion ka vetëm shtatë paraqitje. Ai është pjesë e Manchesterit prej vitit 2015 kurse karrierë ka bërë edhe te Torino, Palermo, Milani e Padova.