Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi insiston për Darmianin

Skuadra e Interit po insiston për transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Matteo Darmian, i cili në fund të këtij edicioni do të largohet nga Manchester Unitedi.

“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të premten se Interi tashmë ka kontaktuar agjentin e Darmianit që këtë edicion ka vetëm gjashtë paraqitje te ekipi anglez.

29-vjeçari, ka kontratë me Manchesterin deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, transmeton “Koha Ditore”. Ai te Interi shihet si përforcim i duhur për edicionin e ardhshëm për shkak edhe të përvojës në Serie A.

Darmian në vitin 2015 është transferuar te Manchesteri nga Torino kurse karrierë ka bërë edhe te Palermo si dhe ka 36 ndeshje me Përfaqësuesen e Italisë.