Interi ka vazhduar formën e mirë në Serie A dhe është kthyer në krye të tabelës, pasi ka mposhtur thellë Torinon të shtunën.
Marcus Thuram, Lautaro Martinez e Hakan Calhanoglu shënuan golat për fitoren 3:0.
Te Torino, mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda u inkuadrua në minutën e 86-të.
Në tabelë, Interi ka 22 pikë pas 9 xhirosh. Milani e ndjek me një pikë më pak, por edhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Artikuj të ngjashëm