Interi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në Torino.
Me skuadrën e Torinos luajti baras 2:2 të dielën, në kuadër të xhiros së 34-t të Serie A.
Interi krijoi eprësi 2:0. Por Torino më pas barazoi rezultatin për ta fituar një pikë ndaj liderit, Interit.
Marcus Thuram në minutën e 23-të shënoi për 1:0.
Golin e dytë për Interin e shënoi Yann Aurel Bisseck në minutën e 61-të. Por më pas Torino shënoi dy gola të shpejtë.
Fillimisht në minutën e 70-të Giovanni Simeone shënoi për 2:1, ndërsa nëntë minuta më vonë për 2:2 nga penalltia realizoi Nikola Vlashiq.
Te Torino ndër më të mirët në fushë ishte mbrojtësi Ardian Ismajli, që kompletoi takimin.
Interi është lider me 79 pikë, derisa Torino në vendin e 13-të me 41 pikë.