Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Torino shmang humbjen nga Fiorentina me gol të minutës së 94-t

Torino

Guillermo Maripan ka shënuar gol në minutën e 94-t për të shmangur humbjen e Torinos nga Fiorentina. 

Të shtunën mbrëma ndeshja mes Fiorentinas dhe Torinos përfundoi baras 2:2. 

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 24-t të Serie A. 

Torino e mbylli pjesën e parë në epërsi me golin që e shënoi Cesare Casadei në minutën e 26-të. 

Manor Solomon i barazoi shifrat në minutën e 51-të. Gjashtë minutë më pas, Moise Kean, e realizoi golin e epërsisë 2:1 në të mirë të Fiorentinas. 

Por goli i Maripanit në sekondat e fundit ia siguroi një pikë të vlefshme Torinos. 

Edhe Vetëm një pikë për Interin në Torino Futboll Vetëm një pikë për Interin në Torino

Te Torino për shkak të lëndimit mungoi Ardian Ismajli. 

Fiorenina ka 18 pikë dhe e zë vendin e 18-të. Është duke luftuar për mbijetesë. 

Torino ka 27 pikë në pozitën e 13-të.