Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi e fiton ndeshjen ku u shënuan shtatë gola

Inter

Interi e ka fituar përballjen e vështirë me Comon në udhëtim te dielën mbrëma, në ndeshjen ku u shënuan shtatë gola. 

Ndeshjen e xhiros së 32-të, Interi e fitoi 4:3, me rikthim të rezultatit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Alex Valle dhe Nico Paz shënuan për Comon fillimisht, ndërsa Marcus Thuram dhe Denzel Dumfries shënuan nga dy gola në fitore. Lucas Da Cunha e shënoi edhe një gol nga penalltia për Comon, por nuk arriti të bëj më shumë se kaq.  Goli i dytë i Dumfriesit ishte i 100-ti për Interin në të gjitha garat. 

Këtë shifër të golave, “nerazzurrët” e arrijnë për sezonin e shtatë rresht.  Mërgim Vojvoda mbeti në bankën rezervë për këtë ndeshje. 

Interi ka 75 pikë në vendin e parë dhe i afrohet titullit. Ka nëntë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Napoli, që është kampion në fuqi i Italisë. 

Como mbetet me 58 pikë në vendin e pestë, dy më pak se Juventusi që është i katërti dhe në zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve.