Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi shkëputet edhe më shumë në krye të tabelës

Interi

Interi i është afruar edhe më shumë titullit në Serie A të Italisë. 

Të premten mbrëma, “nerazzurrët” fituan përballë Cagliarit 3:0, në ndeshjen e xhiros së 33-të. 

Deri në fund të kampionatit, Interi do t’i ketë edhe pesë ndeshje, por tashmë është shkëputur në tabelë me 78 pikë. Ka 12 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë, që e ka një ndeshje më pak të luajtur. 

Marcus Thuram, Nicolo Barella dhe Piotr Zielinski i shënuan golat e fitores. Thuram shënoi në minutën e 52-të, Barella katër minuta më pas, ndërsa Zielinski realizoi në minutën e dytë të kohës shtesë. 

Portieri Alen Sherri ishte në bankën rezervë te Cagliari. 

Cagliari vazhdon garën për mbijetesë. Në vendin e 16-të i ka 33 pikë.