Futboll

Nuk gabon Interi, fiton ndaj Cagliarit

Lautaro Martinez - Inter

Interi ka shënuar fitore ndaj Cagliarit të shtunën mbrëma me rezultatin 2:0. 

Ndeshja e zhvilluar në “Unipol Domus” i takoi javës së pestë të Serie A. 

Lautaro Martinez e realizoi golin e parë në minutën e nëntë. Ai u asistua nga Alessandro Bastoni. 

Golin e dytë e realizoi Francesco Pio Esposito në minutën e 82-të. 

Për “nerazzurrët” ishte fitorja e tretë këtë edicion. Kanë edhe dy humbje. 

Ndërkohë për Cagliarin ishte disfata e parë pas dy fitoreve radhazi. 

Interi ka nëntë pikë dhe renditet në pozitën e pestë. 

Cagliari ka dy pikë më pak dhe e zë vendin e dhjetë.