Mauro Icardi po kërkon të kthehet në Itali, njofton “Gazzetta dello Sport”, ndërsa Juventusi po duket destinacion i mundshëm i tij, transmeton Koha.net.
Raportohet se drejtori sportiv Fabio Paratici ka qenë në kontakt me agjenten e Icardit, Wanda Nara, për të biseduar për një transferim të mundshëm.
Interi kërkon 85 milionë euro për të shitur Icardin. Icardi aktualisht është i huazuar te Paris Saint-Germaini, ndërsa klubi francez ka opsionin për të blerë atë.