Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Intelektualët” me atmosferë të zjarrtë një natë para ndeshjes vendimtare

“Intelektualët” kanë krijuar një atmosferë të zjarrtë në Gjilan, një ditë para se ekipi i tyre Drita të përballet me Prishtinën në ndeshjen që do të vendos për kampionin e ri të Super Ligës.

Të dielën në Pejë do të zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës. Prishtina duhet të fitojë me dy gola epërsi për të siguruar titullin, ndërsa Dritës i konvenon çfarëdo rezultati tjetër.