Tifozët e Dritës, “Intelektualët”, kanë paralajmëruar një festë sonte nga ora 22:00. Drita e ka fituar titullin e kampiones në Superligën e Kosovës në futboll.
“Intelektualët” në një postim në Facebook kanë bërë thirrje të mblidhen në ora 22:00 te teatri i qytetit në Gjilan.
“Festa në Qytetin e Kampionit!!! Ftohen të gjithë Intelektualët, të gjithë qytetarët e Gilanit që nga ora 22:00 të mblidhemi te teatri i qytetit, ku aty do ta festojmë titullin e 3-të kampion te klubit. Të gjithë pa dallim moshe, gjinie, të jenë prezent për ta festuar të gjithë së bashku, me këngë, piroteknik, fishekzjarre. Prezent në festë do të jenë lojtarët si dhe gjithë Intelektualët. Nga ora 22:00 te teatri i qytetit. Shihemi ?⚪️ OBLIGATIVE: MASKAT SI DHE DISTANCA 2 METRA ME NJERI TJETRIN!” – është shkruar në Facebook nga “FC Drita – Intelektualët”.

-
“Intelektualët” mblidhen në Suharekë para ndeshjes Ballkani – Drita, shpërndahen nga policia
-
Drita synon t’i afrohet kreut, Gjilani kërkon shkëputjen
-
Superliga fillon të premten, FFK-ja dhe klubet janë gati
-
Drita bëhet gati për festë
-
Drita kampione e Kosovës në futboll, i jep fund dominimit të Ballkanit