Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrakoviq i shqetësuar që ekipi nuk po shënon gola

Trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq ka thënë se është i shqetësuar me faktin që ekipi i tij nuk po shënon gola përkundër që po krijon raste. Ai tha se Prishtina pati raste edhe ndaj Drenicës por nuk arriti t’i konkretizojë.

Kampionia në fuqi, barazoi pa gola në udhëtim te Drenica dhe kjo është ndeshja e pestë rresht kampionale që Prishtina nuk di për fitore.

“Natyrisht, në Prishtinë gjithmonë ka presion kur nuk fiton. Por, në dy ndeshjet e fundit nuk jam edhe shumë i zhgënjyer bazuar në angazhimin e lojtarëve duke pasur parasysh se janë disa gjëra tjera administrative që po ndikojnë dhe shpresoj që të rregullohen. Kemi pasur raste por nuk arritëm të shënojmë gola dhe kjo është shqetësuese. Problemet brenda klubit janë personale por e kemi përtërirë ekipin dhe çdo ndeshje po luajmë më mirë e më mirë”, është shprehur Ibrakoviq.