Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrakoviq: I kënaqur që shënuam e nuk pranuam gol

Trajneri i ri i skuadrës së Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq, ka thënë pas fitores së Prishtinës ndaj Ulpianës me rezultat 3:0 se e gëzon fakti që skuadra e tij nuk ka pësuar gol në tri ndeshjet e fundit, që prej se e mori drejtimin e skuadrës.

Ibrakoviq ka thënë se synimi i tij dhe i ekipit është që të shënojnë gola e të mos pranojnë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi luajtur ndaj një skuadre si Ulpiana që taktikisht është shumë e mirë. Ka edhe lojtarë të mirë individualë. Ne duhet të jemi më agresiv dhe të dalim në lojën tonë. Ndryshimet brenda një skuadre nuk bëhen me hapa të mëdhenj, por me hapa të vegjël e të sigurt. Ne duhet që ta arrijmë qëllimin tonë dhe lojën të cilën ne e duam”, u shpreh pas ndeshjes Ibrakoviq.

Ai tregoi edhe për ndryshimet që janë bërë brenda skuadrës.

“Ndryshimet që janë bërë janë organizimi i lojës, luajmë sistem tjetër të lojës. Kjo është e vështirë por vjen gradualisht. Sa është me rëndësi të shënosh gol, është me rëndësi edhe të mos pësosh. Kemi qenë në moment të vështirë sepse nuk kemi pasur rezultate, por mua më kënaq që nuk pranuam gol. Dëshirë e jona është të shënojmë e të mos pranojmë gola”, përfundoi trajneri boshnjak, Ibrakoviq.

po