Sport

Prishtina në avantazh ndaj Ulpianës

Descriptive Text

Prishtina ka kaluar në avantazh kundër Ulpianës në Lipjan.

Ndeshja e vetme e xhiros së 16-të në elitën e futbollit të Kosovës po zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Prishtina po udhëheq në udhëtim ndaj Ulpianës me golin e shënuar nga sulmuesi Leotrim Kryeziu.

Ai shënoi në portën e Drilon Ajetit me gjuajtje të saktë nga afërsia në minutën e 34-rt, pas asistimit që mori nga e djathta prej sulmuesit të krahut, Gauthier Mankenda.