Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviqi nga Kosova shënon për Gjermaninë U17

Arijon Ibrahimoviq, gjermania, bundesliga

Futbollisti i të rinjve të Bayern Munichut, Arijon Ibrahimoviq, ka shënuar gol në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian U17 që po mbahet në Izrael.

Ibrahimoviqi nga Kosova përfaqëson Gjermaninë e kësaj grupmoshe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjermania U17 të enjten fitoi përballë Luksemburgut me rezultatin 3:0, ndërsa Ibrahimoviqi i ri, i cili u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë, shënoi në minutën e 70-të.

Ai e kaloi bukur portierin dhe realizoi në portën e zbrazët.

Gjermania U17 ka dy fitore në dy ndeshjet e para në Grupin A.