Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, ka shënuar një gol e ka dhuruar dy asistime në barazimin e Bayern Munichut në “UEFA Youth League”.
Në garën evropiane për të rinj, Bayern Munichu U19 barazoi 3:3 në udhëtim te Viktoria Plzeni.
Ibrahimoviqi nga Kosova ka asistuar në golin e minutës së 33-të, shënoi në minutën e 41-të nga penalltia, dhe asistoi për golin e tretë në minutën e 76-të.
Ai ka dy gola e dy asistime për bavarezët në katër ndeshje të luajtura në Grupin C.
Bayerni U19 është i fundit në tabelë me tri pikë. Plzeni ka një pikë më shumë në pozitën e tretë.
Drejtësinë në këtë ballafaqim e ndanë treshja e gjyqtarëve nga Kosova, Genc Nuza dhe asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.