Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Debutim me gol i Ibrahimoviqit tek Augsburgu

Arijon Ibrahimoviq

Arijon Ibrahimoviqi ka debutuar me sukses, përkatësisht me gol tek Augsburgu, që të dielën fitoi me rezultatin 4:1 në udhëtim tek Eintracht Frankfurti. 

Ndeshja i takoi xhiros së dytë të Bundesligës, ndërsa ishte e para për Ibrahimoviqin te skuadra e re. Ai u huazua nga Bayern Munichu dhe të dielën luajti titullar. 

E realizoi golin e barazimit 1:1, ndërsa u zëvendësua në minutën e 62-të. 

Ibrahimoviqi me të nisur pjesa e dytë gjuajti me kokë, ndërsa topi përfundoi në gol me devijimin e mbrojtësit Elias Baum. Megjithatë iu evidentua 20-vjeçarit me prejardhje nga Kosova. 

Augsburgu ka dy fitore dhe është në pozitën e parë për shkak të goldallimit më të mirë. 
Gjashtë pikë kanë edhe Freiburgu, Dortmundi dhe Elversbergu.

 

Eintracht Frankfurt 1-[1] Augsburg - Arijon Ibrahimović 46'
by u/4gjdtokurwa in soccer