Arijon Ibrahimoviqi ka debutuar me sukses tek Augsburgu, që të dielën fitoi me rezultatin 4:1 në udhëtim tek Eintracht Frankfurti.
Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së dytë të Bundesligës, ndërsa ishte e para për Ibrahimoviqin te skuadra e re. Ai u huazua nga Bayern Munichu dhe të dielën luajti titullar.
Kontribuoi në golin e barazimit 1:1, ndërsa u zëvendësua në minutën e 62-të.
Ibrahimoviqi me të nisur pjesa e dytë gjuajti me kokë, ndërsa topi përfundoi në gol me devijimin e mbrojtësit Elias Baum.
Augsburgu pas dy ndeshjeve ka dy fitore dhe aktualisht është në pozitën e parë për shkak të goldallimit më të mirë.
Gjashtë pikë kanë edhe Freiburgu, Dortmundi dhe Elversbergu.