Arijon Ibrahimoviqi vazhdon të shënojë për të rinjtë e Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve (UEFA Youth League).
Futbollisti me prejardhje nga Kosova shënoi në humbjen që Bayerni e pësoi nga Barcelona në udhëtim 3:2.
Ibrhimoviqi realizoi golin e dytë për ekipin gjerman dhe të fundit në ndeshje në kohën shtesë. Fitoi një top në mesfushë dhe më pas ia doli të realizoi nga afërsia.
Për 16-vjeçarin ishte goli i tretë këtë edicion në garën e madhe evropiane për të rinj.
Ai ishte edhe në bankën rezervë të ekipit të parë të Bayernit në duelin kundër Hoffenhemit.
Bayerni U19 eliminohet në fazën e grupeve pasi renditet i fundit me vetëm tri pikë. Në pesë ndeshja ka pësuar dy humbje dhe ka tri barazime. Do ta luajë edhe një ndeshje, por që nuk ka gjasa për të kaluar tutje.