Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Talenti kosovar shënon gol për Bayernin

Supertalenti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq ka shënuar gol për kampionin gjerman, Bayernin.

Bayerni të premten luajti 4:4 në miqësore me RB Salzburgun. Golin e dytë për Bayernin e shënoi 17-vjeçari Ibrahimoviq. Golat tjerë u shënuan nga Leroy Sane, Kingsley Coman e Mathys Tel.

Ibrahimoviq 17-vjeçar, në lojë hyri në miutën e 63-të. Për të ishte paraqitja e parë me ekipin senior të Bayernit. Ai ishte grumbulluar edhe më parë, por nuk ka luajtur.

Ibrahimoviq është i lindur në Gjermani. Ai më herët kishte konfirmuar për KOHËN se është nga Kosova.

 

Artikuj të ngjashëm