Sport

Ibrahimoviqi nga Kosova shënon për Bayernin në Championsin e të rinjve [VIDEO]

16-vjeçari me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, ka shënuar për Bayernin U19 në Ligën e Kampionëve për të rinj, e njohur si “UEFA YOUTH LEAGUE”.

Ibrahimoviq shënoi golin e parë për Bayernin në ndeshjen kundër Interit që u zhvillua të mërkurën në Milano.

Interi dhe Bayerni barazuan 2:2. Ibrahimoviq humbi një penallti në minutën e gjashtë, përpara se të shënonte golin në minutën e 19-të. Ai ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 68-të.

“Unë jam nga Kosova”, kishte thënë Arijon Ibrahimoviqi më herët për KOHËN .

Ai është pjesë e Gjermanisë U17, ku ka shënuar nëntë gola në 12 ndeshje. Tashmë është grumbulluar edhe me ekipin e parë të Bayernit.