Përfaqësuesja e Gjermanisë U17 është shumë afër kualifikimit në Kampionatin Evropian këtë vit.
Dhe kontribut në këtë kualifikim është duke dhënë edhe Arijon Ibrahimoviqi, futbollisti me prejardhje nga Kosova.
Të shtunën gjatë ditës, Gjermania U17 fitoi 4:0 në Falkirk kundër Skocisë, ndërsa një gol e realizoi sulmuesi që luan te të rinjtë e Bayern Munichut, gjigantit të Bundesligës gjermane.
Ibrahimoviqi u inkuadrua në minutën e 69-të, ndërsa golit iu gëzua shtatë minuta më vonë.
Në Grupin 3 kualifikues, Gjermania U17 prinë me gjashtë pikë nga dy ndeshje. Duelin e radhës e luan të martën kundër Republikës së Çekisë.