Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ibrahimoviqi kosovar debuton me fitore te Gjermania U21

Arijon Ibrahimoviq

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, ka debutuar me fitore te Përfaqësuesja U21 e Gjermanisë.

Gjermania U21 fitoi thellë 6:0 ndaj Maltës U21 të premten mbrëma në kualifikimet për Evropianin e vitit 2027.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ibrahimoviqi në lojë u inkuadrua nga minuta e 78-të.

19-vjeçari Ibrahimoviq luan për skuadrën gjermane, Heidenheim. Këtë edicion në Bundesligë ka një asistim. Një asistim e ka edhe në Kupë të Gjermanisë.

Sulmuesi Ibrahimoviq u ftua për herë të parë te Shpresat e Gjermanisë për dy ndeshjet e këtij muaji. Ka luajtur për U16, U17, U18, U19 dhe U20 të Gjermanisë.

Më herët u raportua se Ibrahimoviqi mund të ftohej te Kosova. Por ai u ftua nga Gjermania U21.